Mblidhet Komisioni i Ligjeve/ Bushka: Asnjë kandidat për raundin e tretë të zgjedhjes së Presidentit

Mblidhet Komisioni i Ligjeve/ Bushka: Asnjë kandidat për raundin e tretë të zgjedhjes së Presidentit

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, u mblodh sot nën drejtimin e Klotilda Bushkës, për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Gjatë mbledhjes, të pranishëm në sallë ishin anëtarët e maxhorancës, ndërkohë që nga opozita ishte vetëm Fatmir Mediu. 

Kryetarja e e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka u shpreh se edhe për këtë raund nuk janë ofruar kandidatë dhe ky raund do të konsiderohet i kryer sipas parashikimit në Kushtetutë dhe rregulloren e Kuvendit.

Relatori Eduart Ndreca tha se në zbatim të nenit 87 pika 2 e Kushtetutës dhe nenit 109 pika 3 e rregullores së Kuvendi u mblodh me datë 24 maj konferenca e Kryetarëve e cila caktoi datën 30 maj për zhvillimin e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit, sipas këtij vendimi Komisioni i Ligjeve do të mblidhej sot dhe do të paraqiste në seancë raportin e tij.

“Komisioni i Ligjeve u mblodh sot sipas afateve të caktuara për shqyrtimin e kandidaturave të mundshme të depozituara në Kuvend. Komisioni i Ligjeve konstatoi se deri në afatin e përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve nuk është propozuar asnjë kandidaturë në Kuvend.

Në këto kushte, Komisioni i Ligjeve në zbatim të nenit 87 të Kushtetutës i paraqet seancës plenare që do mblidhet sot me 30 maj raportin me qëllim përmbylljen e procedurave për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit. 

Raporti do t’i kalojë Kuvendit në seancën e sotme plenare. Praktikisht ky raund është i djegur, pasi në Kuvend nuk do të shkojë asnjë kandidaturë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy