Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i është bllokuar faqja e tij në rrjetin social “Facebook”.
Raportimet e disa personave të bërë bashkë për një qëllim të tillë duket se janë bërë shkak për këtë bllokim.
Këtë lë të kuptohet vetë Manjani në një postim në “Tuiter”.
“Katjushkat” e fjalës së lirë i kanë shkruar Facebookut për të më bllokuar komunikimin aty! O njerëz nuk i bllokohet fjala askujt sot!”, shkruan ministri i Drejtësisë.



