Për shkak të mungesës së maskave mbrojtëse në farmaci, gazetarja italiane Barbara Palombelli në "Stasera Italia" ka dhënë disa këshilla se si mund t’i realizoni ato në kushte shtëpie.
"Maskat mund të realizohen në shtëpi me letër që përdoret për gatime furre. Merrni rreth 15 deri në 20 cm letër furre, paloseni si fizarmonikë. Priteni sa madhësia e fytyrës dhe në eksremet saj lidhni llastiqet. Madje thuhet se letra është më e sigurt se maskat që shiten sepse nuk depërtojnë", tregon Palombelli në videon e postuar.
Duke qenë se kosto e tyre është shumë e ulët, do të kurseni dhe mund t’i ndërroni shpesh, ka thënë gazetarja./tgcom/



