Raporti i DASH/ Soko: Korrupsioni frenon investimet e huaja, gara e tenderave të PPP-ve fallco (VIDEO)

Raporti i DASH/ Soko: Korrupsioni frenon investimet e huaja, gara e tenderave të PPP-ve fallco (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, në ‘MCN Live’, ka komentuar gjerësisht raportet ndërkombëtare për Shqipërinë, përfshirë edhe ato të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) mbi klimën e investimeve, duke i konsideruar ato një pikë referimi të rëndësishme për vlerësimin e situatës ekonomike në vend.

 

Soko theksoi se raportet e partnerëve ndërkombëtarë shërbejnë si një “këndvështrim më neutral” në një debat politik të polarizuar, ku sipas tij “mazhoranca mbron krahun e vet dhe opozita sulmon nga krahu tjetër”.

 

Natyrisht që ne na duhet një ekspoze nga jashtë për të kuptuar se cila është situata brenda… kemi zgjedhur që të marrim këto raporte të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët sjellin pikëvështrimin e tyre.

 

Sipas tij, për më shumë se tre dekada, Shqipëria ka përdorur raportet e institucioneve ndërkombëtare si BE dhe SHBA si “etalon” për reflektim mbi zhvillimet e brendshme.

 

Duke u ndalur te gjetjet kryesore, Soko veçoi korrupsionin si një nga problematikat më të theksuara në raportet ndërkombëtare, veçanërisht për ndikimin e tij në investimet e huaja.

 

Korrupsioni është parë si një plagë e cila rrit kostot e investimeve… ai shërben si një frenë që i ndalon investimet e huaja të vijnë,” tha ai, duke shtuar se përveç kostove direkte, ai krijon edhe barriera strukturore për biznesin.

 

Ai nënvizoi gjithashtu se korrupsioni nuk është fenomen i kufizuar vetëm në Shqipëri, por ndryshon sipas përmasave në vende të ndryshme.

 

Edhe në vende si Anglia, Danimarka apo Norvegjia ka korrupsion, por diferenca është te përmasat,” u shpreh Soko, duke shtuar se në vendet e zhvilluara ai mbetet në nivele minimale, ndërsa në ekonomi të tjera është më i përhapur dhe me ndikim më të madh.

 

Soko preku edhe mënyrën e funksionimit të procedurave të tenderimit dhe prokurimeve publike, duke ngritur shqetësimin për mungesën e konkurrencës reale.

 

“Ska një garë reale, imazhi i një gare është fallco dhe bëhet për hir të gërmës së ligjit,” tha ai, duke shtuar se shpesh termat e tenderëve përshtaten për kompani të caktuara, duke krijuar një proces të parapërcaktuar.

 

Sipas tij, kjo praktikë dëmton konkurrencën dhe besimin e investitorëve të huaj, të cilët shpesh e kuptojnë paraprakisht rezultatin e garës.

 

Duke folur për marrëdhënien me raportet ndërkombëtare, Soko theksoi se vëmendja e shtuar ndaj Shqipërisë ka ndikuar edhe në mënyrën se si vendi perceptohet dhe monitorohet.

 

Raporti ynë me ta ka ndryshuar për shkak të vëmendjes së tepruar, tani jemi më pak të lirë, ata janë më pak indiferentë ndaj nesh,” tha ai, duke shtuar se kjo ka sjellë një situatë më të ndjeshme në raport me vlerësimet e jashtme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy