
Aktiviteti i kompanisw, Bankers Petroleum në Patos-Marinzë është bllokuar me urdhër të Doganave për shkak të mosshlyerjes së një gjobe 120 milionë euro për akcizën e holluesit të naftës, vendosur në vitin 2019. Kompania e konsideron vendimin të padrejtë, thotë se akciza nuk duhet paguar, paralajmëron pasoja të rënda ekonomike dhe ka depozituar kallëzim penal në SPAK ndaj funksionarëve përgjegjës.



