Sulmet e fundit ruse në Ukrainë lanë një të vdekur dhe njëzet e tre të plagosur. Lajmin e bënë me dije autoritetet ukrainase të hënën.
“Në Kherson të dielën, zjarri i artilerisë ruse dhe sulmet ajrore goditën ndërtesat e banimit, duke vrarë një grua 61-vjeçare dhe duke plagosur shtatë persona”, tha guvernatori Oleksandr Prokudin.
16 persona u plagosën pas shtatë sulmeve ajrore gjatë natës të kryera nga Rusia në qytetin e Zaporizhia.
“Katër gra janë në mesin e të plagosurve”, tha në Telegram guvernatori i rajonit të Zaporizhia, Ivan Fedorov.
Sulmet vijnë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të paraqitur planin e tij për t'i dhënë fund luftës dyvjeçare e gjysmë me Rusinë.



