
Pesë lloje të skuqjes së lëkurës, përfshirë atë të gishtave të këmbëve, po prekin disa pacientë të diagnostikuar me koronavirus që gjenden në spital, janë vënë në dukje përmes një studimi të vogël të bërë nga mjekët spanjollë.
Skuqjet priren të shfaqen te të rinjtë dhe zgjatin disa ditë.
Nuk është e pazakontë që skuqja të jetë një simptomë e një virusi, por studiuesit thonë se janë të befasuar nga kaq shumë lloje të skuqjes së lëkurës me Covid-19.
Aktualisht këto skuqje nuk janë përfshirë në listën e simptomave të sëmundjes.



