Mogherini: Bojkoti i parlamentit do të thotë bllokimi i komisionit të Vettingut dhe kjo ndal progresin

Mogherini: Bojkoti i parlamentit do të thotë bllokimi i komisionit të Vettingut dhe kjo ndal progresin

Në fizitën e saj në Tiranë, shefja për politikën e jashtëme të Bashkimit Europian, Federika Mogehrini, i ka mbyllur takimet në kryeministri ku u takua me kreun e maxhorancës Edi Rama.

Në konferencën e përbashkët për media Mogherini deklaroi se bojkoti i Parlamentit do të thotë bllokimi i komisionit të Vettingut dhe kjo ndal progresin dhe kjo në një moment kur vendi ka nevojë që të ecë përpara. "Shqipëria ka arritur shumë prej një viti veçanërisht me miratimin e reformës në drejtësi dhe rëndësia e saj është njohur nga BE-ja që të rekomandonte çeljen e negociatave, por në veçanërisht zbatimi i Vettingut. Ne jemi gati, që të vazhdojmë të jemi të besueshëm dhe të çelim negociatat në mënyrë që Vettingut të zbatohet. Tani e keni radhën ju dhe ne jemi të gatshëm të shohim zbatimin e kësaj reforme", deklaroi Mogherini.

Në fjalën e saj, shefja e BE u ndal edhe tëk zgjedhjet ku theksin e vuri tek zbatimet e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-t." Është e rëndësishme që të ketë përgatitje për zgjedhjet. Në këto muaj që kanë mbetur të përdoret kjo kohë për të zbatuar disa rekomandime të OSBE/ODIHR-t", tha ajo.

Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi në fjalën e tij se kjo vizitë është më e rëndësishme në ditë të zakonshme. Për këtë arsye, ne patëm edhe një bashkëbisedim miqësor dhe konkret. Jemi në një mendje, që ndërkohë puna me 5 prioritetet kyçe duhet të vazhdojë intensivisht sepse do të na shoqërojnë edhe përtej hapjes së negociatave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy