Genc Pollo: Berlusconi erdhi në një moment dramatik të jetës politike italiane

Genc Pollo: Berlusconi erdhi në një moment dramatik të jetës politike italiane

Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian i cili kapërceu skandale të ndryshme për të mbajtur postin katër herë, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Lidhur me këtë, në një lidhje skype me studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’, Genc Pollo u shpreh se Berlusconi ishte dikush që nuk u bë politikan i rëndësishëm me një karrierë konvencionale. Ai tha se Berlusconi u bë vetë i pasur, njeri i bërë vetë, u bë vetë influent në opinion, dhe këto formime dhe arritjet e tij në jetë përcaktuan dhe mënyrën e sjelljes në publik dhe mënyrën e tij si politikan. ‘Sjelljet e tij dhe veprimet e tij ishin të ndryshme nga klasa tjetër politike. Ai erdhi në një moment dramatik të jetës politike italiane dhe themeloi qendrën e djathtë, në 1994. Krijoi një balancë të madhe ndaj të majtës në Itali. Ngritja e Forza Italia dhe rithemelimi i të djathtës, krijuan një kundërpeshë të madhe dhe Berlusconi arriti që ta sillte 3 herë në pushtet dhe arritje tjetër ishte krijimi i qeverive stabile, relativisht afatgjata”. I pyetur se çfarë i solli Italisë, Berlusconi, Pollo tha se fjala mbijetesë është e saktë në këtë rast, ai arriti përtej mbijetesës së qeverisë. Sipas tij, në një moment dramatik për Italinë, kur demokracia kristiane u shkërmoq, Berlusconi arriti të sjellë të djathtën në qeveri. “Merita historike e Berlusconit mbetet dhe shumë njerëz e kujtojnë me sjelljet e veçanta të një njeriu gazmor. I vetmi dënim është evazioni fiskal por me një miliarder që kishte dhjetëra kompani kjo dhe mund të imagjinohet pastaj të tjerat kanë të bëjnë me skandalet personale. Ai është një rast i veçantë, përderisa theu konvensionet. Vetëm një si Berlusconi mund të kishte fatin dhe koincidencën e fatin. Unë e kam takuar vetë dhe kam krijuar përshtypjen e një njeriu të mençur dhe të mirë por ai vinte nga showbizz dhe të kombinuara ai i mbarti këto dhe në jetën politike. Si shumë të tjerë ishte juajal ndaj lidhjeve personale. Dhe me Putin e ruajti këtë lidhje dhe kur ai kaloi çdo masë siç ishte sulmi i vitit të kaluar ndaj Ukrainës. Çështja nuk është pasuria, por karakteri dhe temperamenti, mos e kërkoni një Berluscon as në Shqipëria, as në Kosovë, ai mund të lindë vetëm në Itali ndoshta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy