“Hapja e kutisë së zezë”, Mustafaj i përgjigjet Gjanës: Me ty do ta bëjë Basha bashkimin e PD-së?

“Hapja e kutisë së zezë”, Mustafaj i përgjigjet Gjanës: Me ty do ta bëjë Basha bashkimin e PD-së?

Ish-deputeti i PD-së, Besnik Mustafaj, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, duke iu përgjigjur kryetarit të Komisionit të Zgjedhjeve në PD, ish-minister i Berishes, Jemin Gjana i cili ka shpërthyer në një sere akuzash ndaj grupit të cilësuar kundër Bashës në Partinë Demokratike.

Sot në reagimin e tij ish-ministri Mustafaj shkruan: “A e dini qe Emin Gjana eshte kryetar i departamentit per vleresimin e kontributeve historike, emeruar nga Basha? Me Eminin dhe kutine e tij te zeze do e beje strategjine e bashkimit Basha. Apo mendon se i mjafton Emini per ta asgjesuar historine e PD-se? Emini si Emini, nuk i duket skuqja edhe kur thote per mua se nuk jam anetar i PD-se”.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Gjana e cilëson të pamoralshme thirrjen që kanë bërë Jozefina Topalli, Besnik Mustafaj, Astrit Patozi, Arben Imami dhe të tjerë në zgjedhjet e 25 qershorit për të mos votuar PD-në por edhe për të bojkotuar zgjedhjet për kryetarin e PD më 22 korrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy