Meta pret ministrin e Jashtëm japonez: T’i forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve

Meta pret ministrin e Jashtëm japonez: T’i forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Japonisë,  Nobuo Kishi, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Shqipërisë në veçanti në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, bujqësisë dhe kulturës .

Meta dhe  Nbuo Kishi ndanë besimin e përbashkët se hapja e Ambasadës së Japonisë në Tiranë është një hap cilësor dhe provë e vullnetit e dëshirës për të forcuar më tej marrëdhëniet e gjithanshme dhe një dëshmi e një marrëdhënie të qëndrueshme në të ardhmen mes dy vendeve tona.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë dhe shprehën bindjen se investimet dhe prezenca e Japonisë në këtë hapësirë janë shumë të dobishme.

Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme të Japonisë, Nobuo Kishi, e uroi  Meta për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe zoti Meta e siguroi bashkëbiseduesin se edhe si President ai do të jetë i përkushtuar që marrëdhëniet midis dy vendeve të përparojnë në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy