Meksi: Thirrja e Ramës për dialog tentativë për të qenë në vëmendje të zhurmës, parlamenti shpresa e fundit për zgjidhje

Meksi: Thirrja e Ramës për dialog tentativë për të qenë në vëmendje të zhurmës, parlamenti shpresa e fundit për zgjidhje

Reagimet e kryeministrit Edi Rama ndaj protestave të fundit dhe thirrjet e tij për dialog janë parë me skeptizëm nga drejtori i përgjithshëm i MCNTV, Endri Meksi. 

 

Në MCN Live, ai e ka konsideruar qëndrimin e kreut të qeverisë si një përpjekje të dëshpëruar për të tërhequr vëmendje, ndërsa ka analizuar shkaqet e thella të revoltës qytetare, duke vënë në dukje se tensionet politike dhe ekonomike në vend nuk mund të zgjidhen brenda sallës së Parlamentit, të cilin e cilëson thjesht si një hapësirë për show.

 

Thirrja e Ramës me stola guri për dialog është asgjë më shumë se një tentativë për të qenë në vëmendje të zhurmës në mëngjes, një tërheqje vëmendjeje si një fëmijë dhe njëfarë dëshpërimi se kjo thirrje për dialog nuk po i ngjit dhe s'ka për t'i ngjitur, pasi duket sikur ajo protesta e dhunshme mbaroi herët, ndërkohë që dialogu i duhet me Shqipërinë, me palët që janë të mërzitura dhe të vrenjtura, e për rrjedhojë kjo është vetëm një hi syve për të thënë se po përpiqemi. 

 

Nëse parlamenti është shpresa e fundit e shqiptarëve për të ndodhur ndonjë zgjidhje, po qe ashtu vdiqëm, sepse këtu ke një pjesë të madhe të popullsisë që është rebeluar në shpirt duke e shfaqur në këto protesta paqësore dhe jo paqësore, ndaj kuvendi nuk hyn fare këtu për të gjetur zgjidhje, kurse tensionet në kuvend janë thjesht një lloj gare mes deputetëve të PD-së për të marrë fjalën dhe ky është një show i madh e asgjë më shumë.

 

Vetëm kodi zgjedhor sheshon çdo gjë dhe pjesa tjetër është show, por një nga arsyet kryesore të acarimit dhe ndoshta arsyeja kryesore për protestat është struktura ekonomike sot me këta përfaqësues të oligarkisë. 

 

Kur ka protesta, njerëzit fokusohen te disa emra të ekspozuar shumë në media, por jo në vetvete te ajo që ata kërkojnë, duke qenë se këta kanë pasur vetëm një kërkesë që është dorëheqja e kryeministrit dhe ndoshta kjo i ka vënë në pamundësi për të kërkuar gjëra të tjera, por gjithsesi vrasja e frikës është një arritje e kësaj proteste dhe ndoshta në pak kohë do të mësojnë që herë pas herë do të kemi gjunjëzim të qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy