Një përdorues makine prej disa ditësh po e blen karburantin me çmim rekord, gati 200 lekë për litër.
Për drejtuesit e furgonëve dhe taksive, kjo është e papërballueshme, duke paralajmëruar dhe rritje të çmimit të biletave.
Rritja e çmimit nuk dihet kur ndalet, por ajo që dihet është se kjo po rëndon direkt në xhepat e konsumatrëve.
Në krahasim me shtetet e tjera të Evropës, në vlerë absolute Shqipëria renditet e 15-a sa i përket kostos së një litri karburant, me rreth 1.8 USD/litër, pas shteteve të tilla si Greqia, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Italia, Danimarka, Belgjika Franca, që kanë të ardhura shumë më të larta



