Vjedhja e parave të zyrtares, Shkullaku: Reflektim, pse Rama këmbëngul për amnistinë fiskale

Vjedhja e parave të zyrtares, Shkullaku: Reflektim, pse Rama këmbëngul për amnistinë fiskale

Gazetari Armand Shkullaku në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV duke komentuar grabitjen e zyrtares nga pastruesja deklaroi se këto janë mekanizma që krijohen vetvetiu në shoqërinë e rishpërndarjes.

Ai tha se në këtë rast 99 % e reagimeve ishte një solidaritet për pastruesen, ndërsa theksoi se atë që se bën dot Policia, prokuroria, SPAK, e bën një pastruese.  

Sipas tij, pastruesja po shihet me admirim nga qytetarët, që e shohin si një Robinhood, e cila po bënte me mënyra primitive, rishpërndarjen e pasurisë. 

Në vende primitive kjo lloj shpërndarje bëhet në mënyrë rishpërndarje dhe kjo shpjegon dhe faktin që ndryshe nga herë të tjera që kur dikë e fut në shtëpi dhe ai të grabit, në këtë rast po të shohësh 99 % e reagimeve ishte një solidaritet për pastruesen. Gjithë anatemia shkoj tek viktima dhe jo tek ajo që kreu aktin. Kjo ndodh se të gjitha paratë e shqiptarëve shkojnë në xhepat e zyrtarëve dhe ky akt prej Robin Huti, e detyroi Ramën të thotë atë që tha sepse pjesa më e madhe ishin me pastruesen. Policia, prokuroria, SPAK se zbulon dot korrupsionin por e bën një pastruese. Ai do të tregojë se distancohet nga zyrtarja.

Më tej ai shton se e gjithë kjo na çon në një reflektim pse këmbëngul kryeministri kundër BE, SHBA për amnistinë fiskale.

Nuk ka emigrantë shqiptarë që të kenë 500 mijë euro në dyshek dhe po pret ligjin e Ramës për ti kthyer në Shqipëri. Mjafton një rast banal për të kuptuar se sa para ka thithur administrata Edi Ramës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy