
BKT, RaiffesenBank , por edhe Procredit Bank janë identifikuar në dosjen e prokurorisë në skandalin e vjedhjes së afro 40 milion eurove nga qytetarët nëpërmjet skemës së mikrokredive. Në dosje thuhet se në BKT 11 mijë llogari kryesisht të pagave të qytetarëve janë sekuestruar.
Eksperti i ekonomisë Igli Tola tha përmes një lidhje Skype me studion e MCN Live se ekziston rreziku që të krijohet një klimë mosbesimit tek i gjithë sistemi, megjithëse sipas tij nuk ka vend për panik bankar.
Sipas Tolës, përfshirja shkon deri tek përfaqësues të institucioneve rregullatore.
Një problem që mund të nisë me një bankë, në dy banka shumë shpejt mund të krijohet një klimë mosbesimi tek i gjithë sistemi, tek të gjitha bankat e nivelit të dytë apo institucionet e financiare jobankare. Ndaj janë rregullatorët në treg dhe institucionet që duhet të bënin punën paraprake që të mos shkonte situata deri në këtë pikë, duhet t’i kishin paraprirë në kohë pa u bërë kaq shumë problematike pa u zgjeruar më shumë vala e të përfshirëve dhe institucioneve të involvuara.
Përfshirja nuk është thjesht e institucioneve private, pra e bankave të nivelit të dytë, përfshirja shkon deri tek përfaqësues të institucioneve rregullatore, në këtë rast të Bankës së Shqipërisë. Përgjegjësia dhe akuza zgjerohet në nivele të larta të drejtimit të këtij institucioni.
Ajo që bankat e nivelit të dytë bëjnë, në funksionet e tyre bazë, pranimin e depozitave dhe dhënien e kredve kanë bërë të mundur dhe qytetarët kanë një set kriteresh që duhet të zbatojnë si në ofrimin e kredive. A-ja në këtë proces është mbrojtja e interesit të lartë të konsumatorit. Gjë që nuk e kanë bërë, si në krahun e depozituesve, pjesa më e madhe në krahun e qytetarëve.
Nuk ka vend për panik bankar ka subjekte, individë drejtues si në sektori privat që janë nën akuzë por kjo s’do të thotë që është masiv prek të gjitha institucionet bankare.
Nëse do ishin ushtruar këto kontrolle, po flasim për një aktivitet që ka zgjatur gjatë, ka pasur mundësi që nga ana e rregullatorit të veprohej në kohë dhe të merreshin masa. Situata
Flasim për një situatë të ngritur me qëllim zhvatjen, përftimin. Nuk mund të akuzojmë ligjin që nuk është i plotë.



