
Pas përfundimit të takimit që në orët e para të mëngjesit të sotëm në selinë e Partisë Socialiste, kryeministri Rama u shpërh për media edhe përsa i përket çështjes së kaniddaturës së tij për zgjedhjet e 25 prillit.
Ai ka thënë se kandidatura e tij në këto zgjedhje është e sigurt në Vlorë, por ama, Durrësit i ka një borxh.
“Është proces dhe sigurisht që lista përfundimtare do të jetë ajo që do çohet për t’u regjistruar në KQZ. Ne kemi ligjin. Zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale. Partitë nuk janë polici. Nuk kemi asnjë mundësi të ngremë sallë aparaturash në selitë e partive për të nxjerrë nëse dikush fsheh diçka. Emrat e veçantë janë çështje e procesit që vazhdon dhe në fund do të dalë lista e deputetëve duke u punuar te puna. Është e kotë të merremi me emra të veçantë. Zona ku do kandidoj unë është problemi më i vogël. Por është e sigurt që Vlorën nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, tha Rama.



