Zgjedhjet në Luginën e Preshevës, Aziri: Ka patur ndërhyrje nga Beogradi dhe tentativa për blerje vote (VIDEO)

Zgjedhjet në Luginën e Preshevës, Aziri: Ka patur ndërhyrje nga Beogradi dhe tentativa për blerje vote (VIDEO)

Që prej ora 07:00 të mëngjesit në Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc, kanë hapur qëndrat e votimit për të zgjedhur këshilltarët komunal. Në një lidhje “Skype” për MCN, aktivisti i Aleancës për Luginën e Preshevës, Aziz Aziri tha se deri më tani në qendrat e votimit janë evidentuar problematika të shumta si blerja e votës dhe ndikimet nga qeveria e Kosovës dhe ministrave të Beogradit.

Ndërsa pjesëmarrja ka qenë e ulët me 33%, Aziri u shprehë pozitiv për Aleancën për Luginën e Preshevës, duke thënë se besohet se ajo do të kryesojë, por nuk do të ketë qeverisje nga një parti, se paku nga tre.

Intervista e plotë:

Zoti Aziri si u përmbyll procesi zgjedhor në Luginë dhe cilat ishin problematikat kryesore të tij?

Deri më tani ka patur probleme të shumta me blerje të votës dhe ndikimin e qeverisë së Kosovës dhe ministrave nga Beogradi.

Nga të dhënat që ju keni si ishte numri i pjesëmarrësve. A i përmbushte pritshmëritë tuaja..?

Drupal Ad

Realisht pjesëmarrja ka qenë e ulët, është 33% në Luginën e Preshevës.  Këshilli bashkiak bëhet nga 38 këshilltarë, 2 pritet të jenë nga lista serbe dhe 36 nga lista shqiptare. Mendojmë që nuk do ketë qeverisje nga një parti, por së paku 3. Aleanca për Luginën aktualisht nuk është në asnjë aleancë me parti të tjera, por besojmë se vota e shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të ruhet që për herë të parë të fillojë një qeverisje e mirë. Qeverisja 8-vjeçare e ish kryetarit e ka bërë që qytetarët të humbin shpresën.

A i gjeti të unifikuar shqiptarët ky proces zgjedhor?

Asnjëherë nuk kanë qenë të unifikuar shqiptarët në zgjedhjet lokale. Secila parti ka kandiduar me programin e vetë dhe shpresoj se Aleanca për Luginën do të jetë partia përcaktuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy