Britania alarmohet nga një lloj i ri Covid: Po përhapet me shpejtësi

Britania alarmohet nga një lloj i ri Covid: Po përhapet me shpejtësi

Shefi i mjeksësë në Angli, Chris Whitty ka deklaruar se në Mbretërinë e Bashkuar është shfaqur një lloj i ri i koronavirusit i cili rrezikon të hapet me shpejtësi.

Whitty i ka bërë thirrje autoriteteve për të rritur vigjilencën, ndërkohë që ka deklaruar se autoritetet në Londër kanë informuar OBSH për gjetjet e reja.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock është shprehur se shkencëtarët kishin identifikuar një lloj të ri të virusit në jug të Anglisë që mund të shkaktojë përhapjen e infeksioneve më shpejt.

Britania ka shënuar rritje të numrit të infektimeve dhe shtrimet në spital kanë qënë më të larta, për këtë arsye kryeministri Boris Johnson ka deklaruar se do të ketë masa më të rrepta kufizuese.

"Si rezultat i përhapjes së shpejtë të llojit të ri të koronavirusit, të dhënat paraprake të modelimit dhe ritmet e rritjes së shpejtë të incidencës në Lindjen e Jugut,ekspertët janë shprehur se ky lloji i ri mund të përhapet më shpejt," tha Whitty.

"Kemi alarmuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Nuk ka asnjë provë aktuale që tregon se lloji i ri shkakton një shkallë më të lartë të vdekshmërisë ose që prek vaksinat dhe trajtimet megjithëse po zhvillohet punë urgjente për ta konfirmuar këtë." Ka thënë ai.

Sipas tij, këto prova të reja duhet të rrisin ndërgjegjësimin tek njerzit për të shmangur sa më shumë përhapjen e infeksionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy