Holandë, kapet shqiptari me 674 kg hashash

Holandë, kapet shqiptari me 674 kg hashash

Një shqiptar 35 vjeç u arrestua në Holandë me një sasi të madhe droge që vlente 6 milionë euro. Kështu, mësohet se atij iu sekuestruan 674 kg kanabis në një furgon, ndërsa po hetohet origjina e drogës. Një sasi e konsiderueshme droge u sekuestrua në Holandë, ku policia arrestoi një 35-vjeçar nga Shqipëria.

Nga mediat lokale holandeze mësohet se kanabisi ishte fshehur në një furgon, ndërsa ende nuk dihet vendburimi i lëndës narkotike. Kur policia vendase ushtroi kontroll në brendësi të furgonit, gjeti 674 kg hashash që vlente 6 milionë euro.

Nga të dhënat e para mësohet se droga mund të kalonte transit përmes Holandës, me destinacion një vend të Europës, por nuk përjashtohet edhe mundësia e shitjes në tregun lokal atje. Gjithësesi, policia po heton për të identifikuar anëtarët e tjerë të këtij rrjeti kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy