Shpërthen diga në Kenia, mbi dyzet të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Shpërthen diga në Kenia, mbi dyzet të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Të paktën dyzet e dy persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pasi një digë shpërtheu në veri të kryeqytetit të Kenias, Nairobi. 

Lajmin e bëri me dije guvernatori i qarkut Nakuru, Susan Kihika, për AFP, ndërsa vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe përmbytje.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur të mbijetuar në rrënoja. 

Fatkeqësia ndodhi gjatë përmbytjeve të mëdha që shkatërruan vendin afrikan, duke shkaktuar vdekjen e mbi 100 njerëzve dhe duke detyruar mijëra të largohen nga shtëpitë e tyre që nga marsi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy