Shqiptarët nuk kanë besim te institucionet, ja rezultatet e sondazhit të fundit

Shqiptarët nuk kanë besim te institucionet, ja rezultatet e sondazhit të fundit

Shqiptarët janë të zhgënjyer nga politika dhe nuk kanë besim te institucionet. Ky është përfundimi i dalë nga një sondazh i kryer së fundmi nga “Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë”, një organizatë joqeveritare në Tiranë e mbështetur nga fondacioni gjerman “Konrad Adenauer”.

Sondazhi i konsideruar si "Barometri social-politik i Shqipërisë”, ka sjellë të dhëna dhe fakte nga perceptimi i përgjithshëm publik mbi qeverisjen dhe vlerësimin e alternativave më të mira në raport me pritshmëritë e qytetarit.

Pyetja e 1951 personave në zona të ndryshme të vendit reflekton besueshmërinë shumë të ulët të qytetarëve tek institucionet publike si dhe tek partitë politike. Gjithashtu vërehet se shumica dërmuese e të pyeturve nuk janë të kënaqur me qeverisjen dhe ata shohin pak shpresë në përmirësimin e gjendjes. Një nga problemet më të mëdha sociale vazhdon të mbetet papunësia e lartë, pavarësisht se sondazhi u krye në qytete përgjithësisht të zhvilluara, në krahasim me qytete të tjera më periferike, ku papunësia mendohet të jetë më e lartë.

Konkretisht në të dhënat e mbledhura prej 1951 të intervistuarve, vërehet se besueshmëria e qytetarëve është: tek Presidenca 9 %; Parlamenti 4 %; Qeveria 12 %; Gjyqësori 2 % dhe Opozita 10 %, ndërkohë që  63 % e të anketuarve nuk besojnë tek asnjëri nga institucionet.

Mbi 70 % e të pyeturve, përgjigjen se politika nuk kujdeset aspak për problemet e tyre të përditshme. Kur u pyetën për shembull se  "a mendoni se politika është realisht e përkushtuar për zgjidhjen e problemeve tuaja të përditshme?”, 18 % kanë  thënë "Pak”, kurse 76 % e tyre "Aspak”. Kjo përgjigje është e njëjtë për pothuajse të gjitha grupmoshat nga 18 vjeç e lart. Përqindjen më të lartë të zhgënjimit e kanë qytetet Durrës (83 %) dhe Elbasan (80%), që konsiderohen edhe si zona industriale shumë pranë Tiranës, ku zhgënjimi nga politika është 77%.

Sondazhi me 13 pyetje në terren zgjati 6 ditë, nga data 11 deri 16 korrik 2016. / DW/ 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy