
Nordi Mukiele është lojtari më i ri i Paris Saint-Germain. Ndonëse zyrtarizmi mungon ende, mbrojtësi i djathtë i është nënshtruar vizitave mjekësore me kampionët e Francës.
Pasi të kalojë me sukses vizitat mjekësore, 24-vjeçari do të nënshkruajë kontratën për 5 sezone me PSG.
Mukiele ishte pjesë e Leipzig në Gjermani për 4 vite dhe tashmë rikthehet në Francë, aty ku në të kaluarën ka luajtur me Montpellier.



