Policia e Fierit ka vënë në pranga ish-nëndrejtorin e një banke të nivelit të dytë pasi ishte në kërkim për grabitjen e bankës ku ai kishte punuar.
Gjergji Xhaho është arrestuar ditën e premte pasi ishte dënuar me 12 vite burg për akuzën "Vjedhje të bankave dhe arkave të kursimit".
47-vjeçari mori dënim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë në nëntor të 2015-ës dhe prej një viti ishte në arrati.
Xhaho në vitin 2012 nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve arriti merrte nga banka afro 1,3 milionë euro.



