Sektori i turizmit në Spanjë, drejt falimentimit

Sektori i turizmit në Spanjë, drejt falimentimit

Zyrtarisht Spanja ka 132 raste koronavirusi për 100.000 banorë, shifra më e lartë kjo në Evropë. Ndërkohë që në Gjermani kuota është 15 infeksione për 100.000 banorë.

Si rrjedhojë është përballuar edhe me një seri paralajmërimesh për udhëtimet në vend. Deri tani zyrtarisht kanë humbur punën vetëm 55.000 spanjollë, sepse shumica e tyre ndodhen në programet e punës me orar të shkurtuar.

“Sezoni ka mbaruar e në këtë mënyrë janë rrezikuar një milionë vende pune”, kështu e përshkruan situatën aktuale, Carlos Higueras nga Shkolla e Biznesit në Madrid.

Një studim i shoqatës së ekonomisë FEDEA parashikon megjithatë që në fund 70 % e të punësuarve në sektorin e turizmit do të humbasin punën. Veçanërisht të prekura janë ishujt Baleare, ku realizohet 35 % e rendimentit në kësaj dege të ekonomisë, ndërkohë që në pjesën tjetër të Spanjës realizohen 12 % të rendimentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy