Aktori Paul Rudd shpallet mashkulli më seksi i vitit 2021

Aktori Paul Rudd shpallet mashkulli më seksi i vitit 2021

Paul Rudd është kurorëzuar si mashkulli më seksi i vitit 2021 nga revista People .

Rudd, i njohur për rolet e tij kryesore në filmat "Ant-Man" të Marvel, "This is 40" dhe "Clueless", u shpall si fituesi i këtij viti të martën mbrëma në "The Late Shoë ëith Stephen Colbert" të CBS.

Aktori tha për revistën të publikuar të premten se disa persona të befasohen për këtë titull.  

“Unë jam i vetëdijshëm se kur njerëzit të dëgjojnë se un mora këtë titull do të thonë “Çfarë”, tha ai. “Ka kaq shumë njerëz që e meritojnë këtë para meje.”

Por sigurisht, Rudd nuk do ta refuzojë cmimin. Ai me shaka shpreson se titulli i ri do t'i japë një ftesë për "ato darkat seksi" me George Clooney, Brad Pitt dhe Michael B. Jordan - të gjithë fitues të mëparshëm.

Meshkuj të tjerë që morën çmime janë dhe John Legend, Dëayne Johnson, Chris Hemsworth, Idris Elba, Adam Levine, Channing Tatum dhe David Beckham.

Rudd, 52 vjeç, tha se gruaja e tij fillimisht ishte "e hutuar" pasi ai i tha asaj lajmin. Çifti ka dy fëmijë, Jack 17-vjeçar dhe Darby, i cili është 12.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy