Mashtrimi me mikroreditë/ Teliti: Skemë në survjeimin dhe bekimin e institucioneve shtetërore (VIDEO)

Mashtrimi me mikroreditë/ Teliti: Skemë në survjeimin dhe bekimin e institucioneve shtetërore (VIDEO)

Qindra qytetarë ranë pre e një skeme mashtrimi me mikrokreditë të ngritur me firmën e guvernatorit të bankës së Shqipërisë.

Lidhur me këtë, Dorjan Teliti, Këshilltar për çështjet ekonomike në PD në MCN Live u shpreh se institucionet e mikrokredive dhe përmbaruesit kanë dalë jashtë kontrollit.

Ai tha se përgjegjësja e vetme për këtë skemë është Banka e Shqipërisë dhe se sipas tij nuk ka funksionuar përqindja tavan për vonesat në kthimin e parave.

Drupal Ad

 

 

 

Skema me mikrokreditë abuzuese, jemi përballë një skandali të madh financiar që mund të arrijë në vlerat e qindra mln eurove. Është fenomen i nisur që në 2015 kur banka vendosi të nxirrte portofolet e këqija nga bankat. Strukturat financiare, jo banka që fituan të drejtën për të blerë këto kredi të këqija kanë shkuar te njerëzit, sipërmarrësit dhe i kanë kërkuar kthimin pas të borxhit, por këtë herë disa fish më shumë.

Fakt është që nëse Doriani para 5 vitesh ka marrë 5 mln lekë të vjetra borxh dikush i ka ardhur dhe i ka thënë që do paguash 25 mln lekë dhe në këto momente këto struktura financiare jo banka i propozonin klientit rishikim të kredive madje fuste dhe kolateral, pra dhe këtu ndodhte ai skandal, që për një borxh të ulët kanë tjetërsuar dhe pa dijeni e klientëve dhe pronat që kalonte me dhjetëra herë borxhin që kishin. Borxhi është borxh dhe ai do paguhet por mënyra e pagesës duhet të jetë ligjore dhe e rregullt, s’ke pse të tjetërsosh një vlerë, një pronë.

Faktet dhe denoncimet që ne kemi marrë në PD është që për vlera minimaliste të borxhit janë marrë dhe prona të paluajtshme këtu kalojmë te skema e abuzimit. Fakti që ne në legjislacionit tonë sa i përket mikrokreditit lë disa limite të caktuar kjo ka bërë që vlera prej 10 mijë euro të shkojë dhe 60 mijë euro.

Më tej ai shtoi se përgjegjësia është tre palëshe, Banka e Shqipërisë, ministria e drejtësisë dhe strukturave të përmbarimit.

Ka që në 2020 që është ngritur shqetësimi nga ministria e drejtësisë sa i përket këtyre skemave. BSH vërtet mund të thotë se s’ka monitorim por kur ka marrë kallëzim automatikisht brenda 4 viteve duhet të kishe reaguar. Kjo është përgjegjësia direkte që i shkon BSH sepse ajo licencon kontrollon dhe monitoron.

Nuk kund të mjaftohet askush nga ne me një kallëzim apo denoncim të fenomenit. Ata duhet të marrin iniciativa për të stopuar këtë fenomen kriminal dhe askush s’ka marrë masat për këtë veprimtari kriminale. Kjo skemë ka prekur rreth 100 mijë familje dhe persona.

Kur të ndodh në 100 mijë raste dhe mijëra ankesa të ndryshme dhe fakti që s’ke marrë masa, në rastin më të pakët e ke lejuar këtë skemë me dijeni. Ne shpresojmë që tashmë SPAK të zbardhë të vërtetën në këtë skemë të karakterit kriminal. Kjo skemë është bërë në survjeimin dhe bekimin e institucioneve shtetërore.

Ajo që duhet të bëhet është BSH dhe ministria e drejtësisë duhet të ishin ulur që në 2020 dhe të diskutonin këtë, është detyrim ultimativ i institucioneve për të stopuar këtë skemë. Borxhi duhet paguar me vonesat e pranueshme dhe duhet vendosur një tavan për këto kamat vonesa, duhet një pasqyrë e situatës për të shpëtuar këtë kategori nga vjedhja, jo nga borxhi.

Lidhur me deklaratën e Dumanit se bankat janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave, Teliti tha se kjo është shumë e rëndë, teksa theksoi se për të pastruar paratë duhet të ndihmojë një sistem bankar.

Në sistemin ekonomiko financiar ku ne jemi sot, ky lumë i madh parash të pista jashtë sistemit nuk përfshihen dot në sistem nëse nuk ke bashkëpunim me bankat. Nuk po them të gjitha bankat, nuk po vendos gisht te njëra prej tyre, por për të pastruar paratë në ekonomi padyshim që duhet të kesh një subjekt bankar ku mund ta bësh këtë.

Kjo është një skenë e ditur, e përhapur në Tiranë dhe jo vetëm. Ekzistenca e parave të pista e shuan shansin për të qenë të gjithë të barabartë. Deklarata e Dumanit ishte shumë domethënëse dhe shumë alarmante të thuash se kemi një pjesë të sistemit të bankar të përfshirë në pastrimin e parave është shumë e rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy