Binjaku: Në klasat tona ka më shumë se një fëmijë që i nevojitet asistencë. Mësuesi ndihmës ofrohet vetëm për një nxënës (VIDEO)

Binjaku: Në klasat tona ka më shumë se një fëmijë që i nevojitet asistencë. Mësuesi ndihmës ofrohet vetëm për një nxënës (VIDEO)

Sociologia Entela Binjaku tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se sipas studimeve, dita e parë e shkollës është një ndër çastet që lë gjurmë të pashlyeshme në jetën e një njeriu.

Sipas Binjakut, fjala kyç për fëmijët që nisin klasën e parë është “e reja”, pasi ata përballen me mjedis të ri, shokë të rinj etj.

Fjala kyç për këtë kategori fëmijësh (ata që hyjnë për herë të parë në shkollë) është e reja, mjedisi i ri, rruga e re, dije, njohuri të reja, personazhe të rinj me rëndësi dhe peshë si mësuesja dhe shokët e shoqet. Ka studime që flasin se një ndër çastet që lë gjurmë të pashlyeshme është dita e parë e shkollës, impakti emocional është aq i lartë sa pavarësisht se njeriu kalon stacione të tjera, dita e parë është e pashlyeshme.

Sipas shifrave zyrtare janë 850 psikologë dhe punonjës social nëpër shkolla, 50 më shumë se 2023.

Binjaku tha se 50 psikologë më shumë, s'janë mjaftueshëm duke marrë parasysh dhe realitetet e reja. Më tej Binjaku tha se ka më shumë se 1 fëmijë në klasat tona që i nevojitet asistencë, ndërkohë që për këtë shërbim ofrohet vetëm një mësues ndihmës.

50 individë mbase për shtetin janë shumë. 50 paga, nuk më duket dhe kaq shumë sidomos kur ballafaqojmë këto 50 hyrje me nevojat e mëdha që ka shkolla dhe fëmijët, duhet t’i njohim se janë të ndryshëm. Nuk është më ajo kohë që nisnim fëmijën në shkollë dhe e prisnim pas shkolle dhe jeta vijonte qetësisht. Sot fëmijët janë nga shtresa të ndryshme, nga familje me probleme të ndryshme, janë fëmijët që shfaqin probleme të ndikuar edhe nga përdorimi i telefonave dhe ekraneve të ndryshme. Ka fëmijë që kanë probleme me të folurën.

Ka klasa ku nuk është vetëm një fëmijë me aftësi të kufizuara.

Ka më shumë se një, se prindi vetë është i frikësuar nga stigma që mund ta pushtojë fëmijën e tij.

Ligji e mundëson shërbimin për një fëmijë në një grup nxënësish të një klasë. Mësuesi ndihmës ofrohet për një fëmijë. Nuk duhet të jenë më shumë se një.Në klasat tona ka më shumë se një, se vetë prindi nuk pranon të pohojë me gojën e tij dhe të flasë hapur me shkollën dhe mësuesit. Regjistrimet bëhen online, mësuesit nuk i njohin fëmijët deri në momentin kur takohen se ka ndryshuar dhe mënyra si regjistrohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy