Di Biagio jep dorëheqjen nga drejtimi i Dinamo City

Di Biagio jep dorëheqjen nga drejtimi i Dinamo City

Trajneri Luigi Di Biagio, deklaroi në MCN TV, se do të japë dorëheqjen nga drejtimi i Dinamo City.

Ky vendim vjen pas humbjes me përmbysje ndaj Teutës, në një ndeshje ku ekipi i tij, po fitonte 2-0.

U tërhoqëm kur shënuam dy herë. Menduam para kohe se kishte mbaruar ndeshja.

Gjithë jetën time, kam qenë njeri i ndershëm dhe korrekt, për këtë arsye sot do të jap dorëheqjen. Me respekt të një klubi të rëndësishëm të një klubi si Dinamo.

Ndoshta nuk kam arritur t’i transmetoj këtyre djemve atë që kisha, në disa ndeshje duhet të bënim më shumë. Jam këtu për të falënderuar klubin dhe drejtuesit për mundësinë. Drejtuesit po bëjnë një punë të madhe për të ngritur klubin.

Duke qenë se gjithë jetën kam qenë i ndershëm dhe për arsyet që kam, do heq dorë nga kontrata dy-vjeçare, sepse nuk dua të bëhem barrë për klubin. Mendoj se në jetën e një njeriu, ndershmëria në situata të tilla është më e rëndësishme.

Në Shqipëri jam ndjerë shumë mirë. Janë disa leksione që më ka thënë babai dhe prandaj tani jam i emocionuar. E vlerësoj shumë shqiptarë dhe më vjen keq që nuk e çova misionin tim deri në fund.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy