I dërguari i BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deklaroi ka pasur një diskutim të dobishëm me kryeministrin Albin Kurti në simpoziumin në Greqi. Përmes një postimi në Twitter, Lajçak tha se u bisedua mbi situatën në Veri dhe shtensionimin e situatës për zbatimin e marrëveshjeve të dialogut. “Në Simpoziumin e Symit të këtij viti para një diskutim të dobishëm me kryeministrin Albin Kurti për situatën aktuale në Veri të Kosovë dhe rrugën drejt shtensionimit, si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut”, shkroi i dërguari i BE-së.



