Studimi: Aktiviteti fizik zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme deri në 31%

Studimi: Aktiviteti fizik zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme deri në 31%

Ushtrimet me intensitet të moderuar ose intensiv  ndihmojnë në uljen e rrezikut të vdekjes së parakohshme dhe sëmundjeve kardiovaskulare me 19-21%. 

Një përqindje që mund të rritet deri në 31% duke dyfishuar kohën e dedikuar për aktivitet fizik nga 75-150 minuta stërvitje në javë në 150-300 minuta.

Këtë e tregojnë rezultatet e një studimi të ri, të koordinuar nga Shkolla e Shëndetit Publik të Harvardit TH Chan në Boston, SHBA dhe të publikuar në Circulation.

Autorët e hulumtimit vlerësuan ndikimin e aktivitetit  fizik tek shëndeti në mbi 100,000 njerëz të ndjekur për 30 vjet.

Duke analizuar të dhënat e mbledhura, ekipi hulumtues vuri re një rrezik të reduktuar prej 31% për sëmundjet kardiovaskulare dhe një rrezik të reduktuar 15% për sëmundjet jo-kardiovaskulare midis pjesëmarrësve që kishin kryer aktivitet fizik intensiv për kohën e treguar nga udhëzimet e komunitetit shkencor.

Nga ana tjetër, subjektet që plotësuan udhëzimet duke u angazhuar në aktivitet fizik të moderuar kishin një probabilitet 22-25% më të ulët të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 19-20% nga sëmundjet jokardiovaskulare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy