
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dërguar Komisionit të Përhershëm të Statutit, 11 propozimet e tij për statutin e ri.
Siç merret vesh nga PD, propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha, kanë të bëjnë me ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike
Në draftin e dërguar për mendim, Basha kërkon që të ndryshojë mënyra sesi përzgjidhen kandidatët për pushetin lokal, duke përfshirë në vendimmarrje edhe Këshillin Kombëtar.
Në përzgjedhjen e tyre do të ngushtohet kompetenca e kryetrarit të partisë, ku anëtarësia pa konsultimit do të bëjë propozimet që do të caktohen nga kryetari i partisë, kryesia dhe në fund do të miratohen nga Këshilli Kombëtar.
“Është zgjeruar koncepti i demokracisë së brendshme në parti dhe për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin lokal, duke ngushtuar kompetencën që kishte kryetari i partisë në këtë drejtim. Në këtë mënyrë, detyrimi për konsultimin e anëtarësisë është përfshirë edhe për kandidatët për pushtetin vendor, të cilët pas konsultimit me anëtarësinë, do të propozohen nga kryetari i partisë, caktohen nga Kryesia e PDSH-së dhe lista e plotë do të mirtatohet nga Këshilli Kombëtar. Në këtë mënyrë, është përfshirë në vendimmarrje, si organ ratifikues i listës, edhe Këshilli Kombëtar.”
Gjithashtu, Lulzim Basha propozon që të zgjerohet Kryesia e Degës së Partisë, të rikonceptohen Kryesia e Seksionit, Sekretariati Ekzekutiv i Partisë, Komisioni i Përhershëm i Statutit dhe mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar si edhe të bashkohen në një Komisioni i Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikës.



