Vrasje e dyfishtë në Lezhë/ Ish-dhëndri ekzekuton babë e bir (VIDEO)

Vrasje e dyfishtë në Lezhë/ Ish-dhëndri ekzekuton babë e bir (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë pak para mesnate. Një konflikt familjar ka përfunduar me dy të vrarë. Mësohet se Besnik Pjetri ka vrarë ish-vjehrrin dhe ish-kunatin me armë zjarri. Viktimat janë Pjetër Përjaku dhe Gent Përjaku. Konflikti ka nisur pas divorcit të autorit me vajzën (motrën) e viktimave.

 

 

Lezhë / Informacion paraprak 

Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

 Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit. 

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P. 

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy