
1600 efektivë policie, 400 punonjës të Gardës dhe një numër i madh i Policisë Bashkiake janë angazhuar në kuadër të masave të marra nga qeveria shqiptare për samitin e Procesit të Berlinit.
Gazetari Arsen Rusta tha në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se përgjatës javës që kaloi shërbimet sekrete kanë kontrolluar dhe po mbajnë nën monitorim 200 persona për të shmnagur çdo lloj incidenti.
Po ashtu Rusta bëri me dije se është Garda ajo që ka përgjegjësinë kryesore për çdo perimetër sigurie.
Nga ura e Hotel Dajtit deri tek Universiteti Politeknik, Piramida dhe rruga Ismail Qemali janë krejtësisht të bllokuara dhe konsiderohet perimetër sigurie i kuq. Nuk lejohet lëvizja e automjeteve, motomjeteve dhe këmbësorëve.
Ne kemi kaluar në një filtër kontrolli të Policisë së Shteit, Gardës së Republikës dhe partnerëve ndërkombëtarë. Edhe mediat ndërkombëtare që janë pjesë e transmetimeve duhet të kalojnë në filtrat e kontrollit, tek ish-ambasada ruse ku do të verifikohet identiteti, do të ketë kontrolle me 'metal detector'.
Janë afro 1600 efektivë të Policisë së shtetit, po ashtu ka efektivë nga Policia Bashkiak dhe 400 punonjës të Gardës që kanë perimetrin e pikave të kontrollit dhe shoqërimin e trupave diplomatikë.
Ardhja e Macron pasditen e sotme do ta zgjasë këtë perimetër deri në nesër në orën 10:00. Do të ketë disa rrugë që do zhbllokohen, por te rruga drejt aeroportit do të ketë sërish kufizime.
Po ashtu do të ketë siguri të shtuar dhe nga antiterrori.
MCN Live ka mësuar se përgjatë kësaj jave 200 persona janë verifikuar dhe mbahen nën monitorim për të shmangur çdo incident.



