Malajzia deklaroi të enjten se mund të ndalojë eksportin e vajit të palmës në Bashkimin Europian në përgjigje të një ligji të ri të BE-së që synon mbrojtjen e pyjeve duke rregulluar rreptësisht shitjen e produktit.
Ministri i mallrave, Fadillah Yusof tha se Malajzia dhe Indonezia do të diskutojnë ligjin, i cili ndalon shitjen e vajit të palmës dhe mallrave të tjera të lidhura me shpyllëzimin, me përjashtim nëse importuesit mund të tregojnë se prodhimi i mallrave të tyre specifike nuk i ka dëmtuar pyjet.
Bashkimi Europian është një importues i madh i vajit të palmës dhe ligji, i rënë dakord në muajin dhjetor, ka ngritur protestë nga Indonezia dhe Malajzia, nga prodhuesit kryesorë.
Aktivistët mjedisorë fajësojnë industrinë e vajit të palmës për pastrimin e shfrenuar të pyjeve tropikale të Azisë Juglindore, megjithëse Indonezia dhe Malajzia kanë krijuar standarde të certifikimit të qëndrueshmërisë të detyrueshme për të gjitha plantacionet.



