
Ndërtimi në masë të madhe të madhe të kullave në Tiranë po shihet në dyshim të madh në të gjitha shtresat në vend.
Për kryetarin e Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, sot në Tirana pa apartamente pafund të cilat kanë ngelur bosh dhe të pa blera, për faktin se popullata nuk ka para për ti blerë ato,
Në “Të pa ekspozuarit” në MCN tv, Qori tha se për ndërtimi e tyre investon kapital krimi i organizuar dhe i blen po krimi i organizuar.
Ne kemi denoncuar 7 lejet e fundit te kullave ne Tirane, i ka denoncuar Lëvizja Bashke. Ajo që bihet ën sy është fakti se janë më qindra mijëra pallate në Tiranë që nuk janë shitur, janë bosh, kudo që shkojmë, janë gjithmonë bosh, nuk kanë drita.
Apartamente te pafundme të pashitur. Po kush i blen ato pallate, jo vetëm kullat, por kush i blen ato apartament kur edhe një ndërtese e vjetër te’ 9 katshet’ kushton 2 mije metri katror.
Kush ka aq shume para në Shqipëri që ti blej ato apartamente apo kulla, gjysmë e së cilave janë bosh. Përgjigjja është e thjeshtë, këtu investon kapital krimi i organizuar dhe i blen krimi i organizuar në masë të madhe.
Kriminelët kryesor hedhin paratë dhe ndërtojnë kriminalet e vegjël i blejnë. Por ama fuqia blerëse janë ata ‘picotët’ që i blejnë.



