
Hetimet për korrupsion të zyrtarëve të lartë dhe ato për krim të organizuar dhe sidomos me sfond politik ishin në qendër të takimeve të para të kryeprokurores së re të përkohshme, Arta Marku. Së pari ajo priti ambasadorin Lu në zyrë dhe më tej zhvilloi takime me vartësit.



