
Letërsia shqiptare dhe lexuesi shqiptar, nuk mund të shihen si ishull i mëvetshëm që kanë lidhje vetëm me kulturën, jemi individë që lexojmë dhe mbartim një fat kolektiv. Leximi është dëshmi emancipimi.
Kështu tha kryeredaktorja e UET Press, Suela Mino në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, duke shtuar se po të kthehemi në një arsyetim bazik, ti nuk mund të lexosh në errësirë.
Në kontekstin e madh të mënyrës si kemi ndërtuar jetën, duhet gjurmuar raporti i lexuesit me librit dhe autorit me tekstin e tij.
Jemi në kohën që mediat dhe televizionet orientojnë drejt zbavitjes, është një cikël që e bëj të vështirë botimtarinë, shkrimtarinë dhe kultivimin e leximit për individin, por është një cikël historik, por unë nuk kam frikë për librin, autorin dhe lexuesin. Ndryshon forma.
Ndoshta do kalojë koha e Instagramit dhe do ngacmohet nevoja për të përjetuar më shumë, forma ndryshon dhe ndjek ritmet e zhvillimit por shkrimtaria është identitare.
Besoj se sado të flasim dhe përpiqemi si individë jemi të vegjël për të ndryshuar sistemi. Problemi është sistemi dhe kryesisht me shkollën. Shkolla dhe marrëdhënia që ndërton shkolla.
Sa kënaqësi kultivon shkolla tek fëmijët, për të bukurën. Në fund mbetet kënaqësia për të bukurën, ajo estetike, pastaj vjen ajo intelektuale dhe pasurimit emotiv, aty ku mund të punojmë, është mënyra se si komunikojmë librin dhe si e komunikojmë me të rinjtë.



