O’Connell: Për themelimin e "Speciales", Kosovës nuk i ka premtuar askush asgjë

O’Connell: Për themelimin e "Speciales", Kosovës nuk i ka premtuar askush asgjë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se akuzat e Dick Marty në vitin 2010 kanë qenë të rënda dhe se Kosova nuk ka pasur rrugëdalje tjetër, përveç ta themelojë Gjykatën Speciale.

“Kemi qenë të qartë gjithmonë për gjykatën. Askush si ka premtuar asgjë Kosovës për themelimin e Gjykatës”, deklaroi O’Connell.

Kosova ka ecur përpara dhe është thënë të përballet me akuzat. Është pranuar edhe nga skeptikët, është pranuar në organizata ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA. 

“Askush nuk do të premtonte se nëse gjykoni krimet e luftës do tu japim diçka. Formimi i Speciales nuk ka qenë punë tregtie", është shprehur O’Connell, për klan kosovën.

O’Connell ka thënë se ideja e 22 dhjetorit për të shfuqizuar Gjykatën Speciale është e kontrabanduar.

Ai ka thënë madje se nuk kanë qenë të paralajmëruar nga askush për një iniciativë të atillë, e cila është ndërmarr pa debat publik.

Sipas O’Connell, Kosova ka dhënë besën dhe ka rënë dakord me BE se do ta formojë dhe përkrahë Gjykatën Speciale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy