Izraeli kërcënon me sulme forcat iraniane në Siri

Izraeli kërcënon me sulme forcat iraniane në Siri

Marrëveshja e fundit midis Damaskut dhe Teheranit mbi bashkëpunimin ushtarak duket se ka acaruar Izraelin.

Tela Vivi ka ripërsëritur kërcënimin për të sulmuar objektivat ushtarake iraniane në Siri, pasi Damasku dhe Teherani arritën një marrëveshje të re mbi bashkëpunimin e sigurisë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha gjatë një fjalimi të mërkurën se vendi i tij do të marrë “aksion të fortë dhe të vendosur kundër përpjekjeve të Iranit për të vendosur forca ushtarake dhe sisteme të avancuara të armëve në Siri”.

Izraeli nuk është përfshirë drejtpërdrejtë në konfliktin sirian, por pranoi kryerjen e dhjetëra sulmeve ajrore në Siri për të ndalur disa dërgesa të armëve të avancuara që Irani i ka dhuruar armikut të Izraelit, Hezbollahut të Libanit i cili është i përfshirë fuqishëm në luftën e Sirisë në krah të Asadit.

Netanjahu ka premtuar se do të luftojë fuqizimin e elementëve iraniane në Siri.

Ne jemi duke punuar për të parandaluar Iranin që të shtojë praninë ushtarake në Siri,” tha Netanyahu.

Në maj, Izraeli goditi dhjetëra objektiva ushtarake në Siri pasi akuzoi Iranin për nisjen e sulmeve raketore drejt forcave të saj në lartësitë e pushtuara të Golanit.

Izraeli kreu sulme ajrore në tre objekte ushtarake siriane në korrik, pasi dyshohej se ishte një avion sirian që shkeli hapësirën ajrore të shtetit hebre në provincën Quneitra

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy