Llabani: Burgu i Peqinit drejtohet nga grupet kriminale të Suel Çelës, ata vendosin për votën atje

Llabani: Burgu i Peqinit drejtohet nga grupet kriminale të Suel Çelës, ata vendosin për votën atje

Analistja Anduena Llabani thotë se de fakto Suel Çela është pronari i burgut të Peqinit dhe për denoncimin e bwrw ndaj tij prokuroria po heton dhe ka nisur procedimi penal për shpërdorimin e autoritetit hetimor.

Nga studio e “MCN Live”, ajo deklaroi se pas kallëzimit të bërë nga Flamur Noka, janë sekuestruar dhe aparatet celularë të këtyre personazheve të denoncuar.

 

Fibank 

Sipas saj, burgu i Peqinit drejtohet nga grupet kriminale të Suel Çelës dhe ata vendosin për votën atje.

 

Ka pasur dhe më parë shumë informacione në rrugë zyrtare se Suel Çela skeda e të cilit flet për një personazh shumë të njohur mbas vitit 2017, ku dhe pamjet filmike tregonin se si Suel Çela mbyllte portën e policisë, një procedim penal që në vitin 2019 e nxori Suel Çelën të pafajshëm. Por ka dhe një sërë ngjarjesh ku ky personazh është i lidhur me institucionet në Elbasan, duke marrë drejtimin e prokurorisë dhe burgjeve, duket i paprekshëm në qytetin e Elbasanit. 

Mos harrojmë se Suel Çela është individi që emëronte drejtorët e burgjeve në Elbasan. Rizgjimi i këtyre grupeve ndodh në rast zgjedhjesh, në rastin konkret informacionet për të nxjerrë në pah se çfarë ndodh me disa të dënuar. 

Burgu i Peqinit drejtohet nga grupet kriminale të Suel Çelës dhe ata vendosin për votën atje. Për sa kohë që drejtori i burgut emërohet nga këto grupe kriminale, edhe e drejta e votës do të orientohet sipas interesit të këtyre grupeve. 

Fakti që prokuroria Elbasan ka regjistruar një procedim, do të hetohet në Elbasan dhe jo nga SPAK për shkak të juridiksionit. Mbledhja e provave dhe pyetja e personazheve besoj se do të ketë një konkluzion, nëse Suel Çela orienton votën, emëron drejtorët e burgjeve, apo e bën çdo gjë me pagesë. 

Meqenëse janë dhënë të dhëna, prokurorët e kanë të pamundur të injorojnë informacionet. Janë sekuestruar pamje filmike dhe aparate celularë. Prokuroria ka nisur një verifikim të të dhënave që janë bërë publike.

 Është e vështirë të provosh inkriminimin e personazheve siç janë policët brenda burgjeve dhe rolin që ata kanë në orientimin e votës, por nuk është e pamundur të vërtetosh nëse këta persona kanë lidhje me personazhe të botës së krimit. 

Diçka në këtë histori do të zbardhet. Asnjëherë denoncime në raste të tilla nuk janë të vonuara. Është rasti i parë kur një politikan si Flamur Noka flet me emra konkret dhe thotë se procesi zgjedhor në qarkun e Elbasanit, tregon se historia përsëritet. 

Sa i takon krimeve zgjedhore dhe 115 rasteve të referuara në SPAK, Llabani tha se janë vetë partitë politike që denoncojnë.

Pjesën më të madhe të hetimit të krimit zgjedhor do e luajnë prokuroritë e rretheve se aty zhvillohet ngjarja. 

Nëse Prokuroria Elbasan provon se Sara Mile paguhet nga Suel Çela, i del përgjegjësia SPAK që të ndjekë çështjen. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy