Miqësorja me Arabinë Saudite, trajneri Reja publikon listën e lojtarëve

Miqësorja me Arabinë Saudite, trajneri Reja publikon listën e lojtarëve

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja ka publikuar ditën e sotme listën me lojtarët që do të grumbullohen për miqësoren me Arabinë Saudite, e cila do të luhet më 26 tetor në Abu Dhabi. 

Pjesa më e madhe e lojtarëve që do të grumbullohen vijnë nga kampionati shqiptar dhe për shumicën është hera e parë që ftohen në përfaqësuesen kuqezi, teksa 9 prej tyre janë lojtarë që vijnë nga klube të huaja dhe shumica kanë qenë pjesë e rregullt e Kombëtares.

Portierët e thirrur janë Elhan Kastrati, Gentian Selmani dhe Arlis Shala, ndërsa në mbrojtje vijnë lojtarë të spikatur të kampionatit Albion Marku, Erdenis Gurishta, Andi Hadroj, Hakaj, Rudolf Turkaj, Stivian Janku, Ardit Toli, Ene Bitri si edhe Mario Mitaj, i cili aktivizohet me Lokomotivën e Moskës.

Në mesfushë janë Esat Mala, Sherif Kallaku, Lorenco Vila, Arbnor Muçolli, Ardit Deliu, Arinaldo Rrapaj, ndërsa rikthehet Odise Roshi, kurse sulmi do të përbëhet nga Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Xhuljano Skuka dhe Redon Xhixha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy