Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërruar jetë 2494 persona nga koronavirus në 24 orët e fundit. Një bilanc pothuajse dyfish me një ditë më parë.
Numri total i të vdekurve në vend ka shkuar në 53.511, dhe 936,293 raste të konfirmuara si të infektuar. Kjo është ajo që del nga të dhënat e fundit nga Universiteti John Hopkins.
Shifra e djeshme kishte qenë më e ulta në tre javët e fundit, duke dhënë shpresë për një kthesë, megjithatë gjithccka ka ndryshuar në 24 orët e fundit.



