Një udhëheqës i krahut të armatosur të Hamasit është vrarë në qytetin verior të Libanit, Tripoli, raporton Reuters, duke cituar mediat e lidhura me Hamasin.
Sipas raportit, Saeed Atallah u vra së bashku me tre anëtarë të familjes nga një sulm izraelit në një kamp refugjatësh palestinezë.
Gjatë natës, ushtria izraelite lëshoi disa paralajmërime, duke u thënë njerëzve që të evakuojnë zonat pranë ndërtesave që thotë se janë objekte të Hezbollahut.
Nga ana tjetër, raportohet në Liban se zëvendëssekretari i përgjithshëm i Hezbollahut që nga viti 1991, Naim Qassen, ka dorëzuar dorëheqjen e tij.
BREAKING: Reports in Lebanon that the deputy secretary-general of Hezbollah since 1991, Naim Qassen, has submitted his resignation today. pic.twitter.com/6IwmQbv4Hv
— Hen Mazzig (@HenMazzig) October 4, 2024



