Deputeti i PD Xhelal Mziu tha në MCN Live që fondet e abuzuara nga mbështetja e IPARD-it në Shqipëri kanë shkuar për persona të lidhur me pushtetin dhe median.
“Është viti i 5 që ka një rënie pothuajse të njëtrajtshme të bujqësisë në raport me të kaluarën. Bujqësia ka ngelur si e njerkës në trajtimin e buxhetit, në aspektin total të vendit. Është në kushte të pabarabarta me rajonin, jemi të fundit në rajon në mbështetjen me subvencione. 55 për qind e mbështetjes shkon për administratën dhe 45 për bujkun. Mbështetja e IPARD kishte impakt të jashtëzakonshëm për bujqësinë. Ka tre vite që është pezulluar dhe kemi heshtje të qeverisë, sepse janë përcaktuar rastet kur s’ka shkuar paraja atje ku duhet të shkonte, por ka shkuar në destinacione të tjera.
Theksohej rikthimi i gjithë fondit të abuzuar dhe nxjerrja para drejtësisë e personave përgjegjës. Përfituesit e tyre janë persona të lidhur me pushtetin dhe median. Për të shkuar në BE duhet të krijojmë standarde. Ne duhet të marrim eksperiencën e vendeve të rajonit, si Serbi, Maqedoni e Veriut, Kosovë”.



