
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se shërbimet sekrete turke kanë neutralizuar liderin e ISIS-it, Abu al Husein al-Quraishi, në një operacion të zhvilluar të shtunën në territorin sirian kundër grupit terrorist.
Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) kishte disa kohë që ndiqte liderin e Shtetit Islamik Abu al-Hussein al-Quraishi.
Ky individ u vra dje në Siri në një operacion të shërbimeve sekrete turke.
Presidenti turk theksoi se Turqia do të vazhdojë të punojë për të luftuar organizatat terroriste “pa bërë dallime mes tyre”.



