6 viktima dhe mbi 500 raste të reja, situata nga Covid-19 gjatë 24 orëve

6 viktima dhe mbi 500 raste të reja, situata nga Covid-19 gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë njofton mbi situatën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Si pasojë e virusit, ministria raporton se kanë ndërruar jetë gjashtë persona, më konkretisht: tre qytetarë nga Tirana të moshave 69-79 vjeç, një qytetar nga Fieri 57 vjeç, një qytetare nga Vlora 64 vjeçe dhe një qytetar nga Berati 82 vjeç.

Nga 3677 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 566 qytetarë, në këto bashki: 262 në Tiranë, 48 në Fier, 27 në Durrës, 17 në Shkodër, 16 në Kamëz, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Vlorë, Lushnje, 12 në Gjirokastër, 11 në Krujë, 9 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Patos, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Elbasan, Dimal, Vorë, Kukës, nga 5 qytetarë në Shijak, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 4 në Devoll, nga 3 qytetarë në Poliçan, Kuçovë, Korçë, Përmet, Delvinë, Kurbin, Mirditë, Tropojë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Konispol, Libohovë, Skrapar, Peqin, Librazhd, nga 1 qytetar në Memaliaj, Divjakë, Klos, Dibër, Has, Pukë.

Janë 6444 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 137 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 513 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 566

Të shëruar në 24 orë 513

Të shtruar në spitale 137

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 3677

Testime totale 1,273,212

Raste pozitive 180,029

Raste të shëruara 170,730

Raste Aktive 6444

Humbje jete 2,855

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3208

Fier 778

Durrës 744

Shkodër 446

Elbasan 237

Korçë 185

Gjirokastër 181

Berat 175

Lezhë 172

Kukës 136

Vlorë 115

Dibër 67

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy