Elon Musk në një dhomë të mbushur me pilotë të Forcave Ajrore thotë: “Epoka e avionëve luftarakë ka kaluar”
Drejtori i Përgjithshëm i Tesla dhe SpaceX Elon Musk ka parashikuar të ardhmen e luftës duke thënë se ajo u përket dronëve autonomë dhe jo avionëve luftarakë.
"Epoka e avionëve luftarakë ka kaluar ...E ardhmja i përket luftës së dronëve. Nuk është se dua që kjo të kjo të jetë e ardhmja – thjesht, kjo do të jetë e ardhmja ", është shprehur Musk gjatë një bisede të zjarrtë me gjeneralë të Forcave Ajrore Amerikane John Thompson në Simpoziumin e Luftës Ajrore në Orlando.
Musk tha gjithashtu se avioni luftarak F-35 i Lockheed Martin, që është sistemi më i shtrenjtë i armëve i Pentagonit, duhet të ketë një konkurrent.
"Joint Strike Fighter, duhet të ketë një konkurrent... kjo është një çështje e diskutueshme, por nuk mendoj se është mirë të kesh vetëm një ofrues", tha Musk dhe më vonë shtjelloi në Tëitter se konkurrenti F-35 duhet të ishte një dron.
"Konkurrenti duhet të jetë një dron luftarak që kontrollohet në distancë nga një njeri, por me manovra autonome. F-35 nuk do të kishte asnjë shans kundër tij", shkroi ai.

Gjatë diskutimit të tij me Thompson, Musk paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të mbeten pas kombeve të tjera nëse nuk i japin përparësi inovacionit, thotë CBCN.
"Kjo nuk përbënte rrezik në kohët e kaluara, por tani është një rrezik. Nuk kam aspak dyshim, nëse Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë risi në hapësirë, do të mbeten të dytat në hapësirë", tha Musk.
Musk gjithashtu parashikon se ekonomia kineze përfundimisht do të tejkalojë të paktën dyfish Shtetet e Bashkuara
"Një gjë që çuditërisht do të ndihet është se ekonomia kineze me siguri do të jetë të paktën dy herë më e madhe se ekonomia e Shteteve të Bashkuara, ndoshta tre herë. ...Themeli i luftës është ekonomia. Nëse keni gjysmën e burimeve të palës tjetër, atëherë më mirë të jeni novatorë të vërtetë, nëse nuk jeni inovatorë, do të humbni", është shprehur tha Musk.



