Bota reagon për sulmet mbi Iran: Paqja dhe siguria ndërkombëtare është minuar

Bota reagon për sulmet mbi Iran: Paqja dhe siguria ndërkombëtare është minuar

Sulmet e SHBA dhe Izrelit janë dënuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili tha se paqja dhe siguria ndërkombëtare po minoheshin, duke vënë në rrezik jetën e mijëra qytetarëve.

"Përdorimi i forcës nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit, dhe hakmarrja pasuese nga Irani në të gjithë rajonin, minojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Bëj thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe për uljen e tensioneve.“, tha Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork ambasadori amerikan Mike Waltz tha se sulmet ishin “të drejtuara drejt objektivave specifike dhe strategjike për të çmontuar aftësitë raketore që kërcënojnë aleatët, dhe se regjimi iranian nuk mund ta kërcënojë kurrë botën me një armë bërthamore”.

Nga ana tjetër Ambasadori izraelit Danny Danon tha: “Izraeli së bashku me Shtetet e Bashkuara vepruan për të ndaluar një kërcënim ekzistencial ndaj Izraelit, aleatëve tanë dhe stabilitetit global. Rusia, aleate e Iranit, i dënoi sulmet. 

"Agresioni ndaj të cilit Irani iu nënshtrua sot ka rezultuar tashmë në një përshkallëzim në rajon dhe mund të përhapet shumë përtej kufijve të tij.”, tha diplomati rus, Vasily Nebenzia.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, i cili kishte ndërmjetësuar bisedimet bërthamore SHBA-Iran këtë javë , tha se ishte "i zhgënjyer". Sipas tij Negociatat aktive dhe serioze janë minuar përsëri, duke u thënë SHBA-ve se sulmet nuk u shërbejnë interesave të tyre ose atyre të paqes globale. 

Arabia Saudite dënoi sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj Bahreinit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Jordanisë dhe Kuvajtit, duke denoncuar në "fjalët më të ashpra agresionin e hapur iranian".

Një deklaratë të përbashkët kanë dalë edhe Presidenti Francez Emmanuel Macron, Kancelari Gjerman Friedrich Merz dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer, të cilët kërkuan gjithashtu nga Irani që ta zgjidhin me diplomaci dhe negociatë këtë situatë.

“Të rrezikshme” i ka cilësuar Kaja Kallas, diplomatja më e lartë e Bashkimit Evropian sulmet mbi Iran dhe gjithë situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme. 

“BE-ja ka miratuar sanksione të forta kundër Iranit dhe ka mbështetur zgjidhjet diplomatike, përfshirë çështjen bërthamore. Mbrojtja e civilëve dhe e drejta ndërkombëtare humanitare është një përparësi.", tha Kaja Kallas, diplomatja më e lartë e Bashkimit Evropian. 

Valës së reagimeve ndërkombëtare i janë bashkuar gjithashtu Turqia, Katari, Emiratet e Bashkuara, Bahreini, Kuvajti, Pakistani, Kina, India, Ukraina, Norvegjia, Belgjika, Kanadaje, ku krerët e shteteve kanë kërkuar negocim ndërkombëtar dhe vetëpërmbajtje, për të mos cënuar në asnjë mënyrë jetën e civilëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy