Edi Rama është akoma njeriu që kontrollon lojën e madhe, kush nuk e beson këtë gjë, bën një gabim të madh.
Rama gjatë gjithë kohës, po na mbushte mendjen se reforma ose më saktë SPAK është një dështim i madh.
Ka bërë që gjyqet të zgjasin më shumë, niveli i korrupsionit në administratë është i lartë, marrja e drejtësisë zgjat më shumë në afat.
Rama gjatë këtyre pesë viteve nuk është se nuk e kishte pasur mendjen te drejtësia, se ai rreshtoi shumë shkelje të standardeve.
Në fakt i paskësh ndjekur, por nuk reagonte. Se deri para Veliaj çdo gjë ishte kontrolluar.
Rama informohej për hetimet e SPAK, i zhvishte nga mbështetja politike, dhe ia dorëzonte si vezë të qëruar SPAK të kryente detyrën.
Këtu kanë qenë ata pse nuk reagonin për shkeljet.
Kështu tha gazetari Artan Hoxha për MCN Live, duke shtuar se heshtja e Rama vazhdonte pasi dëmi që i shkaktonte SPAK ishte i rekuperueshëm, toleronte dhe tashmë del që i paska mbajtur shënim të gjitha dhe tani po i rreshton.
Deri dje thoshte që reformën e ka bërë kjo kockë dhe po të mos ishte kjo kockë nuk do ishte SPAK.
Pse deri dje e merrje përsipër dhe sot i vihesh përballë. Në fakt Rama lë përshtypjen sikur është përballë, por nuk është përballë.
Ai do të mbajë njëkohësisht dhe militantët e vetë dhe mbështetësit e vetë. Se Veliaj është shumë më tepër se një person.
Synimi i Veliajt ishte të bënte 12 vjet në bashki, të shënonte rekord se Rama 11 vjet ishte, se mandati i parë i tij ishte 3 vjeçar.
Reagimi i parë i Ramës është së pari të qetësojë të vetët. Ka kohë të rikuperojë politikisht.
Nëse e ke bërë ti reformën ti e di që aty ka shkelje dhe dy standarde, pse nuk reagon. Pse kujtohesh tani për gjyqtarin që ka probleme? Kujt i qahesh tani?
Rama është duke luajtur tani dhe të thotë nuk kam çfarë bëj, janë këta njerëz.
Ti që po i akuzon sot prokurorët dhe gjyqtarët për përndjekje, me metoda sigurimi do shkosh në Bruksel?!
Thotë këta po bëjnë hetim mbi jetën e kryetarit të bashkisë. Në rastin konkret po hetohet pasuria dhe pastaj të gjejnë krimin.
Këtu kemi të bëjmë me dy standardin e mazhorancës, që është shumë më i rrezikshëm se i opozitës.
Të gjitha palët po bëjnë luftë në këtë moment se e dinë që aty ka çështje më të mëdha se këto që janë hapur.
Veliaj nuk është për inceneratorin, Berisha është për kompleksin “Partizani”, Meta për një çështje lobimi.
Por asnjë nga ata që janë aty, nuk janë hetuar për çështje madhore.
Ndërsa të gjithë nuk janë vënë përballë, Edi Rama nuk është vënë ende përballë, është dora që mban peshoren.
Sot jemi para një testi serioz për organet e drejtësisë.
Ndryshimi i masës së sigurisë nuk më thotë asgjë për hetimin e çështjes, por për imazhin publik është shumë i rëndësishëm.
U desh rasti Veliaj që të kuptonim mendimin e mazhorancës për SPAK.
Aktualisht SPAK edhe si strukturë e re edhe pse ka bërë 5 vjet, patjetër që ka probleme, por ka edhe një problematikë tjetër, duke dashur të jetë në qendër të vëmendjes, dalin ato që duan ata dhe jo ato që duhen, sepse do të krijojë perceptimin mbi veten.
Nga mazhoranca po mësojmë sot se SPAK ka probleme të mëdha dhe këto probleme janë me ligjin.
Pse nuk i keni thënë këto më parë? Pse i kujtuat kur të erdhën oficerët e BKH te dera e bashkisë?
Jemi akoma në fazën e çështjeve në hetim, pasi nuk kemi parë që një çështje të shkojë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut që të vlerësojmë standardin.



