KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e SPAK, Bib Ndreca

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e SPAK, Bib Ndreca

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkoi nga detyra gjyqtarin e përkohshëm të SPAK, Bib Ndreca. Procesi i rivlerësimit ndaj tij u krye nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

Gjyqtari Bib Ndreca ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tropojës. Në vitin 2013, Ndreca është emëruar kryetar i Gjykatës së Pukës, ndërsa në vitin 2015 është dekretuar si anëtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Ndreca ishte gjyqtar i përkohshëm në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për një emërim të përhershëm, atij i duhet të kalonte me sukses procesin e vetingut.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Gjithashtu sot KPK ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Vlorës, Elona Mihali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy